Hahn: BE në vështirësi, por do zgjerohemi


Hahn: BE në vështirësi, por do zgjerohemi

18:11 04/07/2016

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se dalja e Britanisë nga BE-ja nuk nënkupton ndalimin e zgjerimit të BE-së.

Hahn, duke folur gjatë Samitit për Ballkanin Perëndimor në Paris, ka thënë se perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE do të vazhdojë, pavarësisht se BE-ja ka hyrë në një fazë të vështirë.

“Kemi vendosur të sigurojmë 96 milionë euro për tre projekte të infrastrukturës hekurudhore në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë. Fakti që ballafaqohemi me largimin e një vendi nuk do të thotë fund i procesit të zgjerimit”, ka thënë Hahn.

Britania e Madhe, në referendumin e 23 qershorit, ka vendosur të braktisë BE-në, pas më shumë se 40 vjetësh anëtarësi. /

tvklan.al






Të ngjashme