Hahn dhe Mogherini përshëndesin miratimin e Reformës në Drejtësi
Miratimi i Reformës në Drejtësi nga parlamenti shqiptar është përshëndetur nga Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini.
Në një postim në Twitter, Hahn shkruan se e mirëpret miratimin e kësaj reforme në mënyrë unanine, duke e konsideruar një hap të rëndëishëm për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Ndërsa Mogherini shprehet se, miratimi i reformës së gjyqësorit me konsensus është një tregues i lidershipit dhe përgjegjësisë. Përfaqësuesja e lartë e BE e konsideron këtë hap të Shqipërisë, si një prej lajmeve më të mira të javës nga Ballkani./tvklan.al