Hahn letër Ramës, Metës e Bashës


Hahn letër Ramës, Metës e Bashës

14:45 20/07/2016

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, i është drejtuar me një Kryeministrit Edi Rama, Kryetari të Kuvendit, Ilir Meta dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, duke theksuar edhe një herë rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ai do të jetë vetëm monitorues.

Siç u konfirmua pak pas publikimit të kësaj letre, pikat e kontestuara nga opozita janë pranuar nga Bashkimi Europian dhe SHBA, duke i hapur kështu dritën jeshile miratimit të Reformës në Drejtësi, në seancën plenare të enjtës.

"Në vijimësi të telefonatave respektive me të tre ju, dje dhe sot, dua të theksoj pikat e në ashtu - quajturin “propozim hibrid” që është në tavolinë. Këto pika janë vija e kuqe e komunitetit ndërkombëtar, siç kemi theksuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë procesit.

Fillimisht, roli i Operacionit Ndërkombëtar Monitorues (ONM) duhet të ketë një bazë solide brenda në Kushtetutë.

Së dyti, e rikonfirmoj, ashtu siç jemi shprehur edhe gjatë diskutimeve se, ONM do të japë vetëm rekomandime, të cilat nuk janë të detyrueshme ligjërisht. Megjithatë, këto rekomandime do të përfshijnë një arsyetim në të cilin pozita e mbajtur do të shpjegohet në bazë të kritereve të përcaktuar në legjislacion.

Kam besim se mund të vijojmë me këto terma. Siç diskuam, ju lutem konfirmojeni këtë sa më shpejt duke i kthyer përgjigje këtij mesazhi, që vota në parlament të mbahet të enjten"

./tvklan.al

letra





Të ngjashme