Hajdaraga për incidentet në kufi – (15 Mars 1999)


Hajdaraga për incidentet në kufi – (15 Mars 1999)

18:57 15/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gazetari:- A keni marrë garanci nga Nato për një ndërhyrje në rast se bisedimet dështojnë?

Luan Hajdaraga, Ministri i Mbrojtjes:- “Garancitë janë të plota nga ana e Natos sikundër dhe nga ana e vendit tonë, ne kemi bërë të njohur faktin që shqipëria me vendim të Këshillit të Ministrave, në rast se Natoja do të operoj, Shqipëria i vë në dispozicion të gjithë infrastrukturën e saj ushtarake”.

Gazetari:- Ju do i përgjigjeni incidenteve që mund të vazhdojnë në kufirin shqiptar?

Luan Hajdaraga, Ministër i Mbrojtjes:- “Shqipëria sigurisht në rast sedo të ktë provokacione do tu përgjigjet atyre ashtu siç u është përgjigjur deri më sot”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme