Hajduti i Torontos fiton vendin e punës falë policit që i bleu këmishën për intervistë
Të hënën e kaluar, një hajdut u kap në Toronto, duke vjedhur veshje për një intervistë pune. Niran Jeyanesan shkoi për ta arrestuar, por u prek nga historia e 18 – vjeçarit, ndaj vendosi t’ia dhuronte rrobat.
Tani oficeri ka zbuluar se i riu e ka fituar vendin e punës dhe se do të fillojë javën e ardhshme.
“Ai fillon punë të hënën,”
tha Jeyanesan për CP24 të Kanadasë nëpërmjet e-mail.
“Ai më tha që kishte veshur këmishën dhe kravatën. Jam shumë i lumtur!”
Oficeri u shpreh se stafi i Walmart e kishte kapur hajdutin në përpjekje për të vjedhur një këmishë, kravatë dhe çorape.
“Ky i ri po përballet me vështirësitë e jetës, ndaj po përpiqej t’i rregullonte të gjitha, duke siguruar të ardhura për familjen e tij dhe duke u përpjekur për të gjetur një punë”
, tha z. Jeyanesan.
“Ky person nuk kishte burime të ardhurash. Ai donte vetëm të shkonte ta fitonte atë punë, por mendoj se ai bëri një gabim.”
Djali i kishte thënë oficerit se i ati ishte i sëmurë dhe si pasojë familja e tij kishte kaluar periudhë të vështirë.
Oficeri Jeyanesan u shpreh se falë “disa miqve që ishin të gatshëm të ndihmonin”, tani burri është gjithashtu i punësuar.
Duke folur për BBC më datë 7 Gusht, punonjësi Paul Bois vlerësoi veprimin e tij.
“Arrestimi i tij nuk do të ishte në interesin e askujt”,
tha ai.
“Unë reagova shumë pozitivisht ndaj lajmit sepse çështja u zgjidh nga veprimi i oficerit. Ai shfaqi qëllimin tonë për të qenë modelë pozitiv në komunitet.”/
tvklan.al