Hakerat sulmojnë centralet bërthamore amerikane
Hakerat kanë sulmuar kibernetikisht të paktën një duzinë të centraleve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit maj dhe qershor, njoftojnë mediat amerikane duke cituar zyrtarë të Inteligjencës.
Objektiv i hakerave ka qenë edhe centrali bërthamor Wolf Creek në Kansas. Një raport urgjent i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në SHBA tregoi se sulmet kibernetike janë bërë nga një forcë e huaj, ndoshta Rusia. Centrali bërthamor Wolf Creek nuk pranoi të thoshte nëse sistemi i tyre ishte hakuar, por shtoi se “nuk kishte asnjë ndikim operacional” në fabrikë.
Sipas tyre, nuk ka pasur ndikim për shkak se sistemet operative kompjuterike janë tërësisht të pavarura nga rrjeti i koorporatës. Në një deklaratë të përbashkët me FBI, zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare tha se nuk kishte asnjë shenjë kërcënimi për sigurinë publike.
/tvklan.al