Haki Çako: Antiterrori në gatishmëri për festat e fundvitit
Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri të plotë për festat e fundvitit, ndërsa sipas tij shërbimet e policisë do të jenë të pranishme në të gjithë vendet publike ku do të festohet. Në gatishmëri do të jenë edhe Antiterrori, Policia kriminale dhe shërbimet e tjera.
Kontrolle rigoroze do të kryheshin nga policia për përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit apo qetësisë publike.
Deklaratat Çako i bëri gjatë promovimit te librit, në kujtim të ish-efektivit te RENEA-s, Ibrahim Basha i vrarë në vitin 2015 gjatë një aksioni të policisë në Lazarat.
Tv Klan