Hakmarrja e Erdogan s’ka të sosur
Qeveria e Turqisë ka pushuar nga puna 87 anëtarë të agjencisë shtetërore të sigurisë, nën akuzat se kanë pasur lidhje me përpjekjen për grusht shteti, në muajin korrik.
Agjencia e lajmeve “Anadolu” tha se 87 zyrtarët e Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare dyshohet se mbështesin klerikun, Fethullah Gulen.
Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, akuzohet nga Ankaraja për organizimin e përpjekjes për puç.
Gulen mohon çdo përfshirje.
Të martën, Ankaraja ka lëshuar po ashtu fletarrestime për 121 punonjës të organizatës së ndihmës, “Kimse Yok Mu”, e lidhur me Gulenin.
Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 40,000 njerëz nën dyshimet se kanë lidhje me grushtshtetin dhe kanë pushuar nga puna dhjetëra-mijëra të tjerë./tvklan.al