Hakmarrja i merr jetën 18 vjeçarit Agron Hakaj (24 Qershor 2000)


Hakmarrja i merr jetën 18 vjeçarit Agron Hakaj (24 Qershor 2000)

12:54 24/06/2000

Kjo rrugë e pashtruar të çon në qendër të fshatit Nikël në Krujë. Pikërisht këtu sapo kishe dalë nga një bilardo mbrëmë vonë rreth orës 23:00, është vrarë Agron Haka 18 vjeç, pjesëtar i fisit të njohur bashkë me një kushëririn e tij moshatar brenda në një makinë. Këtu jemi në oborrin e shtëpisë së Agronit. Të afërm dhe të njohur ishin mbledhur sot pasdite në varrimin e zakonshëm të lamtumirës. Ndërsa burrat mërzinë e kalojnë me cigare në gojë, brenda gratë kanë vënë kujën për vdekjen e djalit të tyre.

Sapo kishte mbushur të 18-tat, Agroni kishte hedhur mirë shtat duke i dalë krahë dhe shtëpisë, por breshëria e gjatë i këputi në mes jetën e re mbrëmë vonë duke e çuar në 11 numrin e të vrarëve burra nga fisi i Rremë Hakës vetëm brenda dy vitesh. Rrobat e tij të gjakosura ishin lënë në oborr të shtëpisë. Megjithëse pjesëtari i fisit tashmë në gjakmarrje, vrasja e 18 vjeçarit Haka dhe kushëririt të tij ishte një gabim shenjëstre nga autorët e vrasjes.

Të afërmit e Agronit thonë se të afërmit nuk donin të vrisnin atë pasi nuk kishin me të konflikt, por të zotin e makinës Lamça, që Agroni për fatin e tij të keq e mori për të dërguar në shtëpi nipin e tij. Edhe familja e vrasësve kishte dërguar fjalë sot sipas zakonit, por duke shtuar se gjithçka ishte aksidentale dhe nuk donin të vrisnin Agronin./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme