Halili: Në Fierzë s’ka vend për panik


Halili: Në Fierzë s’ka vend për panik

19:12 08/01/2010

Në hidrocentralin më të madh në vend, në atë të Fierzës vazhdon gjendja e gatishmërisë së lartë për menaxhimin e situatës së pazakontë hidrike të krijuar ditët e fundit.

Drejtori i këtij hidrocentrali Ram Halili konfirmon se situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Portat e shkarkimit sipas tij, janë aktualisht duke punuar me një kapacitet prej 650 metrash kub ujë ne sekondë.

Halili sqaron se po ndiqet me përpikmëri manuali i menaxhimit të kaskadës për mbajtjen e nivelit të ujit brenda parametrave optimale dhe po ashtu të sasisë së prodhimit.

Sipas Halilit, prurjet në këtë hidrocentral kanë qenë shumë të mëdha ditët e fundit si pasojë e reshjeve dhe shkrirjes së dëborës.

Tv Klan






Të ngjashme