Halloween në Shqipëri
Mbrëmja e fundit e muajit Tetor festohet kudo në botë si nata e Halloween. Sipas traditës amerikane, me datën 31 zbresin në tokë shpirtrat e këqinj që kanë një peng dhe për të larguar mallkimin prej tyre, njerëzit dekorojnë shtëpitë me një kungull ngjyrë portokalli. Po ashtu maskat e shpërfytyruara apo veshjet karakteristike skelet janë dominuese këtë mbrëmje.
Edhe në Shqipëri kjo traditë ka filluar të festohet vitet e fundit. Për këtë arsye gjatë gjithë muajit Tetor, stendat e dyqaneve janë përshtatur për të mirëpritur klientët në përzgjedhjen e kostumit karakteristik të kësaj dite.
Krahas veshjes, maskimi i fytyrës ka një vëmendje të veçantë, përmes ngjyrave të errëta për të qenë sa më të frikshëm këtë natë. Parukierët apo artisët e make up-it shprehen se rezervimet për këto ndryshime në paraqitje kanë filluar kohë më parë.
Shpesh fotot e publikuara në rrjetet sociale janë edhe modelet që merren si shembull.
Megjithatë këshilla që ata japin nuk shkon vetëm në zgjedhjen sa më të frikshme të kostumit apo trukimit, por edhe të dhënies së një mesazhi përmes tyre.
KLAN PLUS