Hana: Shërbim mjekësor falas dhe për të pasiguruarit
Të gjithë banorët në zonat e përmbytura në Shkodër marrin shërbim shëndetësor në mënyrë të pandërprerë dhe falas. Drejtoresha e ISKSH, Elvana Hana gjatë vizitës së saj në një prej konvikteve, ku janë strehuar të evakuuarit, urdhëroi bluzat e bardha që të mos u mohojnë shërbimin mjekësor falas dhe barnat me rimbursim edhe të pasiguruarve.
Banorëve që po qëndrojnë në konvikte iu është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë edhe shërbimi i psikologut, i kërkuar nga vetë banorët e zonave të përmbytura.
Drejtoresha e ISKSH, gjatë vizitës së saj në Shkodër u ndal edhe në disa qendra shëndetësore për të monitoruar gatishmërine e mjekëve dhe nevojën për medikamente.
Tv Klan