Hans Peter Furer, dënimi me vdekje – (14 Nëntor 1999)


Hans Peter Furer, dënimi me vdekje – (14 Nëntor 1999)

18:16 14/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Drejtori Politik i Këshillit të Europës, Hans Peter Furer, i shpallur “Qytetar Nderi i Tiranës”, është prononcuar për TV Klan mbi çështjen e ekzekutimit të dënimit me vdekje.

Hans Peter Furer:- “Shqipëria ka detyrim kryesor heqjen e dënimit me vdekje, por edhe procedurat për nënshkrimin e kartës sociale europiane. Përsa i përket afatit të heqjes së dënimit me vdekje ky afat nuk mund t’i takojë së ardhmes, pasi sipas nesh, ky afat i takon së tashmes dhe është në rendin e ditës. Heqja e dënimit me vdekje nuk mund të jetë një çështje që duhet zgjidhur nëpërmjet referendumeve por të zgjidhet me vullnet politik nga Presidenti, Parlamenti, pozita dhe opozita. Heqja e dënimit me vdekje është çështje vlerash, mbrojtja e këtyre vlerave duhet bërë nga personalitetet e duhura politike. Këshilli i Europës mund të ndihmojë që të paraqesë arsyet dhe argumentat se si forcat politike ta mbështesin këtë veprim të domosdoshem. Unë nuk mund të them se kur mund të bëhet ky proces në prag të vitit 2000 ose pas një ose dy vjetesh. Por ajo që është më e rëndësishme, është që populli shqiptar të kuptojë se i takon Europës dhe për të qenë i tillë duhet të ndërmarë këtë hap. Përshëndes veprimin e Presidentit Shqiptar Rexhep Mejdani i cili vazhdon të zbatojë moratoriumin në lidhje me dënimin me vdekje, pasi e ka mbajtur pezull këtë çështje dhe asnjëri deri tani nuk është ekzekutuar”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme