Emrat/ Këto janë gratë që lirohen sot nga qelitë
Mes listës prej 731 të burgosurve që do lenë sot qelitë nga burgjet, janë vetëm 10 gra të burgut, 325 në kryeqytet.
Katër nga këto janë dënuar për krimin e vrasjes. Por, pasi të dalin nga qelia e bugut ato duhet të përballen me shoqërinë dhe paragjykimet e tyre.
Sipas të dhënave nga 10 gratë që lirohen sot 6 prej tyre janë braktisur nga familjet.
Emrat e grave që lirohen nga Burgu 325 Tiranë
Leonora Zacellari
Lumturi Koli
Ina Dulaj
Vera Camaj
Uarda Cota
Anila Angjo
Dallandyshe Kasaj
Fatbardha Gjonaj
Feruze Bregu
Esmeralda Gaci
Mëngjesin e sot ka nisur lirimi i të burgosurve që përfitojnë nga amnistia. Mësohet se nga falja e dënimit të mbetur përfitojnë 731 të burgosur dhe vetëm 10 prej tyre janë gra. Numrin më të lartë të përfituesve e kanë Burgu i Fierit me 153 të burgosur, Burgu i Shën Kollit me 117 të burgosur, 131 Peqini , 110 Rrogozhina, 55 Drenova, ndërsa një numër më të pakët ka Tirana.
Personat që do të lirohen janë të dënuar kryesisht për vjedhje, dhunë në familje dhe narkotikë. 10 gra kanë përfituar nga amnista në burgun 325 të Tiranës, midis të cilave katër që janë dënuar për vrasje./tvklana.al