Hapen dyert e mortit në shtëpinë e policit të vrarë


Hapen dyert e mortit në shtëpinë e policit të vrarë

23:00 02/09/2016

Në shtëpinë e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që humbi jetën në detyrë janë hapur dyert e mortit.

Trupi i tij ka mbërritur në orët e pasdites pranë familjes, ndërsa homazhet dhe ceremonia mortore do të kryhet të shtunën.

Gjatë pasdites, në shtëpi janë parë të hyjnë miq, të afërm, familjarë dhe kolegë të policit 50 - vjeçar, Ardian Kodra.

2

Ky është rasti i dytë brenda vitit që një efektiv i FNSH-së së Shkodrës humb jetën në përplasje me armë.

Në Tetor të 2015-ës, në Oblikë të Shkodrës u vra komandanti i FNSH-së, Simon Gjeta.

Autori ishte një Ruzhdi Arishta, një 52 - vjeçar me probleme mendore.

Tv Klan





Të ngjashme