Hapen shkolla në kampingjet ku strehohen refugjatët kosovarë (15 Prill 1999)
Mësim në çadrat strehuese. Kampingu i Pishinave më i madhi në Tiranë që strehon numrin më të shumtë të kosovarëve të ardhur, përveç strehimit po mundohet të mundësojë dhe kushte të tjera. Më shumë për fëmijët të cilëve iu mungojnë shumë gjëra. Një shkollë e improvizuar mbase mund të iu plotësojë kërkesat e një klase.
Nisma dhe menaxhimi i saj mbulohet nga UNICEF. Sipas mësuesve kjo është një terapi arti në mënyrë që këta fëmijë të rehabilitohen nga spektri psikologjik. Pesë mësues janë mbikqyrësit e këtyre fëmijëve, dy nga Tirana dhe tre nga Kosova. Gjuha shqipe dhe vizatimi janë lëndet kryesore të tyre në mënyrë që të mos harrohet gjuha mëmë dhe nëpërmjet vizatimit të shprehin dëshirat dhe nevojat që kanë.
Një vajzë kosovare reciton dhe thotë fjalë të urta. Në çdo vizatim kuptohen shpresat tek Ushtria Çlirimtare Kosovare dhe NATO. Shkolla fillon në orën 09:00 dhe deri në ora 10:00 janë ushtruar 10 nxënësit e parë dhe kështu çdo ditë vazhdon duke përfituar më shumë dije./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti