Hapësira të reja publike dhe dy lulishte afër ATSH
Punimet për rikualifikimin urban të bllokut të banimit që shtrihet përgjatë rrugës “Fadil Rada”, në afërsi të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, janë drejt përfundimit. Ndërhyrja e kryer me financime të
Bashkisë, ka mundësuar shtimin e lulishteve dhe hapësirave të reja publike. Edhe për banoret e këtij blloku në Njësinë numër 2, Kryebashkiaku theksoi rritjen e vlerës së pronës.
Projekti i rikualifikimit urban të zonës, parashikon lirimin e hapësirave publike të uzurpuara në mënyrë të paligjshme, ndërhyrje në infrastrukturën e nëndheshme, përfshi kanalizimet dhe në vendosjen e rrjetit të internetit e telefonisë.
Tv Klan