Hapet Banka Amerikane në Durrës – (19 Janar 2001)


Hapet Banka Amerikane në Durrës – (19 Janar 2001)

14:37 19/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Banka Amerikane e ka filluar aktivitetin e saj në vendin tonë në vitin 1998. Pas mëse dy vjetësh, një degë e re e kësaj banke është hapur edhe në qytetin bregdetar të Durrësit. Të punësuar këtu do të jenë rreth 20 vetë, ndërsa përsa i përket aktivitetit bankar, ai do të jetë i çdo lloji, duke filluar, që nga depozitat deri tek transfertat.

Për transferatat e parave, këtu ofrohet një interes dy dollar për një mijë dollarë, që është mjaft rivalizuese krahasuar me bankat e tjera. Si shërbim plus, brenda bankës ofrohet edhe web cas, që të jep mundësinë e operimit midis bankës dhe internetit. Dega e tatim taksave dhe filiali i INSIG-ut në qytetin e Durrësit, janë lidhur me Bankën Amerikane, duke u ofruar qytetarëve hapjen e depozitave me llogari rrjedhëse. Hapja e kësaj dege të bankës në Durrës, u bë për arsye se porti i Durrësit është porti më i madh në vend./tvklan.al






Të ngjashme