Hapet By Pass-i i Fierit
Rama: Garë për tunelin e Llogarasë e Milot-Thumanë
By Pass-i i Fieri ka përfunduar në të gjithë gjatësinë prej 22 kilometrash dhe është hapur për automjetet, në të katër korsitë e tij.
“Është një By Pass i kategorisë B, ekstra urban i cili ka një limit shpejtësie 120 km”.
Rruga e gjerë 22 metra, ka 3 ura të mëdha, 7 mbikalime dhe 21 nënkalime. Pjesë e projektit është dhe rruga lidhëse e Apolonisë, por dhe rrugët anësore përgjatë gjatësisë së asaj, kryesore që janë ende në proces ndërtimi.
“By Pass i Vlorës po ecën shumë mirë, ka ecur mjaftueshëm do thoja, por ndoshta edhe jashtë planit nga ç’kishim parashikuar. Do fillojmë asfaltimin, duke filluar nga kjo javë”.
By Pass-i i Fierit është pjesë e korridorit Veri-Jug dhe Ministrja e Infrastukturës flet me optimizëm dhe për ecurinë e projektit të By Pass-it të Vlorës.
“Të sistemohet e gjitha nëpërmjet Thumanës, Rrogozhinës dhe deri këtu është fantastike”.
Brenda kësaj jave do të hapet gara ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë, ndërsa brenda Qershorit ajo për rrugën Milot-Thumanë.
Tv Klan