Hapet drita jeshile per lojrat e fatit (30 Maj 2000)


Hapet drita jeshile per lojrat e fatit (30 Maj 2000)

12:04 30/05/2000

Parlamenti Shqiptar pritet ti hapë dritën jeshile javën e ardhshme legalizimit zyrtar të lojërave të fatit, kazinove dhe hipodromeve për lojërat me kuaj. Prej mëse një viti projektligji për lojërat e fatit është paraqitur nga qeveria në Parlament. Për marrjen e lejen për zhvillimin e lojërave të fatit organizatori paguan një shumë prej 20 milion lekësh. Lejet të vlefshme për një periudhë 10-15 vjeçare do të jepen nga Ministri i Financave.

Për lejen e organizimit të basteve për lojërat me kuaj në hipodrome organizatori duhet të paguajë një shumë prej 15 milion lekësh. Gjoba për ata që zhvillojnë pa leje aktivitetin e lojërave të fatit shkon deri në 60 milion lekë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme