Hapet edicioni i 3 i panairit të librit “Tirana 2000” – (20 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Është çelur edicioni i 3-të i panairit të librit shqip “Tirana 2000”. Ky panair organizohet nga Qendra Ndërkombëtar e Kulturës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Marrin pjesë në këtë panair 60 shtëpi botuese. Janë të pranishme gjithashtu edhe 8 shtëpi botuese nga Maqedonia dhe 9 nga Kosova.
Në hapjen e këtij panairi ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani dhe Ministrja e Kulturës Esmeralda Uruçi, e cila përshëndeti edhe të pranishmit me këtë rast. Ky panair është treguesi i arritjeve të shtëpive botuese, si dhe arritjet e zhvillimit intelektual në Shqipëri.
940 tituj të rinj librash janë paraqitur në këtë panair. Problemet më të theksuara të librit në Shqipëri, janë shpërndarja e tij dhe çmimet tepër të larta. Hartimi i një drafti për librin nga ana e Minsitrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, synon të minimizojë këto probleme. Ky panair do të qëndrojë i hapur për katër ditë./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora