Hapet laboratori i QSUT për testimet e Covid-19


Hapet laboratori i QSUT për testimet e Covid-19

20:40 17/07/2020

Manastirliu: Do testohen pacientët e spitaleve Covid

Instituti i Shëndetit Publik nuk do të jetë i vetmi që kryen analizat për koronavirus. Testet për pacientët e shtruar në spitalet Covid tashmë do të kryhen në laboratorin e QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në laborator tha se “Instituti i Shëndetit Publik ka një kapacitet për 500-1 mijë testime ditore dhe me hapjen e këtij laboratori kapacitetet rriten.”

Laboratori i QSUT është i biosigurisë 2 dhe i certifikuar nga OBSH.

Laboratori i Mikrobiologjisë do të vijojë edhe testimet serologjike për stafet mjekësore, pas Tiranës, edhe për stafet në spitalet rajonale. Aktualisht përqindja e pozitivitetit është nën 5.5%.

Tv Klan






Të ngjashme