Hapet laboratori i ri për testimet e COVID


Hapet laboratori i ri për testimet e COVID

15:51 24/11/2020

Manastirliu: Do të jetë në mbështetje të ISHP

Ministria e Shëndetësisë ka venë në funksion një tjetër laborator që do të kryej testet për personat e dyshuar me CVOID. Ministria Ogerta Manastirliu teksa pa nga afër investimin e ri, u shpreh se ky laborator do të jetë në mbështetje të Institutit të Shëndetit Publik.

Me të gjitha parametrat e duhur, ky është një laborator i cili siguron jo vetëm gjithë standardet e sigurisë por ka edhe një staf të kualifikuar profesionistësh. Do të jetë një laborator mbështetës për laboratorin qendror, atë të viriologjisë të Institutit të Shëndetit Publik.

Është një strukturë mbështetëse e ngritur posaçërisht për të siguruar më shumë lehtësi në kryerjen e testimeve në këtë moment të epidemisë”.

Nga laboratori i ri, Manastriliu beri me dije se po punohet për të përshpejtuar futjen e testit të shpejtë.

Tv Klan






Të ngjashme