Hapet llogari bankare për të prekurit nga përmbytjet
Në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga përmbytjet në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile informon se çdo person fizik apo juridik mund të japë kontributin e tij financiar për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Ministria e Brendshme bëri me dije se derdhja e kontributit mund të bëhet në llogarinë speciale të çelur në të gjitha bankat e nivelit të dytë, me emërtimin “Kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të qarkut Shkodër dhe Lezhë”.
Ndihma financiare mund të bëhet në monedhat Lekë, Euro ose Dollarë.
Tv Klan