Hapet parkingu nëntokësor te Sheshi “Skënderbej”
Pas çeljes së Sheshit “Skënderbej”, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar ambientet e parkimit që prej mëngjesit të së dielës është i hapur për drejtuesit e mjeteve. Veliaj u ndal tek pjesëmarrja në koncertin e së shtunës.
Kryebashkiaku ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë parkingun nëntokësor publik, i cili ka 300 vende për automjete.
Krahas, ashensorit për personat me aftësi të kufizuara, parkingu ka edhe sistem të posaçëm për karikimin e automjeteve që funksionojnë me energji elektrike. Gjithashtu hapësira e parkingut mund të përdoret edhe për aktivitete të ndryshme, si panairet./ TV KLAN