Hapet për qytetarët Kulla e Sahatit
Qendra e kryeqytetit mund të vështrohet edhe nga maja e kullës së sahatit, e cila pas restaurimit është hapur për vizitorët, vendas dhe të huaj.
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës:
“Disa gjëra janë të përkohshme, si cic-micet e ditës, debatet e konfliktet, megjithatë ka disa gjëra të tjera që jetojnë gjatë dhe Sahati i Tiranës është një ndër ato simbole që na kujton se pavarësisht se çfarë ndodh në jetën tonë, ai do të mbetet këtu edhe kur të mos jemi ne”.
Sipas Veliaj ndryshimet që ka pësuar kulla që prej krijimit të saj nga Haxhi Et’hem Beu, e kanë bërë më të përsosur.
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës: “
Sahati është një monument qëndrese, një monument që na kujton vijueshmërinë, por sigurisht është edhe një monument ndryshimi, i cili është bërë më i përsosur teksa ka ndryshuar.”
Kulla, e cila ka një ariktekturë mikse mes asaj të stilit otoman, venecian, por edhe pak perëndimor, sipas Veliajt, është treguesi më i mirë i asaj që është vetë Tirana.
Çdokush që dëshiron të sodisë Tiranën nga maja e saj mund të përshkojë 90 shkallët në formë spiraleje.
Tv Klan