Hapet pika kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi (25 korrik 2000)


Hapet pika kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi (25 korrik 2000)

15:11 25/07/2000

Pas 48 orësh mbyllje, sot është hapur zyrtarisht pika kufitare në Han të Hotit për qytetarët shqiptarë. Prej dy ditësh aty nuk janë lejuar të futen shtetas shqiptarë. Edhe ata që kanë bërë kalimin në postën doganore të Malit të Zi janë ndaluar më pas nga ushtria federale. Për shtetasit me pasaporta shqiptare sqarohet se sot hyrja është e lirë, por doganierët e kontrollit nuk mund të garantojnë nëse do të vazhdohet edhe disa kilometra më tutje. Qytetarët e kthyer dje dhe pardje tregojnë se është policia ushtarake ajo që i kthen shqiptarët. Inspektori shqiptar i kufirit Avdyl Mersini, tregon se bllokimi i dy ditëve më parë ishte një mosmarrëveshje mes postës kufitare dhe policisë kufitare të Federatës Jugosllave./tvklan.al






Të ngjashme