Hapet qendra për shëndetin e gruas e maternitetin e Tiranës (15 Shtator 2000)
Gratë e Tiranës tashmë do të kenë një kujdes dhe një mjedis më të madh shëndetetësor. Një qendër më e specializuar për shëndetin e gruas, ngritur në mjediset e spitalit universitar gjinekologjik, do të parandalojë dhe sigurojë diagnostifikimin dhe trajtimin e hershëm të problemeve në sistemin riprodhues të gruas.
Kryeministri Shqiptar Meta, zonja Lidra Mejdani, Ambasadori Limpreht dhe ministri i Shëndetësisë Solis, kanë përuruar këtë qendër që ofron më shumë shërbime. Kjo qendër është ngritur si rezutat i bashkëpunimit mes organizatave publike dhe të pavarura,mbështetjen e USAID dhe Aleancës Amerikane Ndërkombëtare Shëndetësore.
Ndërsa departamenti i mbrojtjes së SHBA-së, kontribuoi financimin për dhomën e trajnimit dhe arsimimit të qendrës. Një klasë ku do të bëhet edukim për problemet e shtatëzanisë si në gratë e sëmura, por dhe tek ato që për momentin nuk kanë probleme.
Ky është roli që luan ushtria në shoqëri është shprehur Limpreht. Kjo qendër është modeli i ri që do të parandalojë SST-të. Materniteti po ndryshon vazhdimisht, këtë e ka vënë re dhe kryeministri, dy herë baba. Jo vetëm nënat e reja kanë kushte më të mira, por dhe qytetarët e rinj që do të vijnë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti