Hapet sezoni turistik në Vlorë


Hapet sezoni turistik në Vlorë

15:20 13/05/2017 https://youtu.be/BY8EJRPa4uU

Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin turistik.  Kryetari i Bashkise Dritan Leli u shpreh se qyteti është gati për të pritur pushuesit. Një mbrëmje e menduar ndryshe nga vitet e tjera.

Muzike dhe fishekzjarrë.

Qytetare vlonjate  u mblodhën ne sheshin e Lungomares për të çelur zyrtarisht sezonin turistik.

Nga koncerti kryebashkiaku Dritan Leli ftoi turistët të bëhen pjesë e Vlorës dhe ndryshimit  të saj.

Aktivitetet kane nisur prej një javë.

Kampionati botëror i fluturimeve të lira, Aulona Folk Festival dhe koncerte me emrat më të njohur të muzikës u organizuan në pritje të vizitorëve të parë në qytetin bredgetar të Vlorës.

 

 Tv Klan

 






Të ngjashme