Hapet ura në Rrugën “Irfan Tomini”


Hapet ura në Rrugën “Irfan Tomini”

15:25 30/12/2016

Drejtuesit dhe mjeteve dhe këmbësorët kanë nga sot në funksion të plotë edhe urën në rrugën “Irfan Tomini”, që ndodhet midis Njësisë Administrative Nr.5, dhe Nr. 7, e që lidh Bulevardin “Barjam Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta”.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e urës së re, e cila është tre herë më e madhe se ajo e mëparshmja, duke lehtësuar trafikun e mjeteve dhe të këmbësorëve në të dyja anët e lumit të Lanës.

“Siç e dini ky ka qenë një projekt pezull prej 5 vitesh, ashtu si rruga e “Kosovarëve” e shumë projekte të tjera të Njësisë 5. Më vjen mirë që jo vetëm kemi zgjidhur anomali të kësaj natyre, por i kemi dhënë komunitetit një urë me 4 korsi, me trotuare të mjaftueshëm. 

Tirana ka humbur mjaftueshëm në vitet e fundit. Kemi rikuperuar mjaft në 2016-n. Unë jam optimist dhe besoj se më e mira është përpara”.

Pas rikonstruksionit, ura ka një gjerësi totale prej 20 metrash, me trafikndarëse dhe trotuare në dy anët.

Tv Klan






Të ngjashme