Hapet ura që ndante shqiptarët nga serbët në Mitrovicë


Hapet ura që ndante shqiptarët nga serbët në Mitrovicë

09:15 14/08/2016

Në Mitrovicë ka filluar hapja e urës mbi lumin Ibër, që ndanë pjesën jugore me atë veriore të banuar me serbë. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Mitrovicës jugore Agim Bahtiri, duke theksuar se marrëveshja e Brukselit do të zbatohet deri në fund. Kjo marrëveshje, për urën, vjen pas dialogut të zhvilluar mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Por, kryetari i Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiç, nuk ka marrë pjesë në fillimin e punimeve të revitalizimit.

Ditë më parë, Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, kishte bërë të ditur se “

pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh të përfundimit të luftës në Kosovë, ura e Mitrovicës do të jetë një urë e lirë bashkuese si në gjithë botën dhe ajo do të shërbejë për lëvizjen e plotë dhe të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu siç është përcaktuar në marrëveshjen e Brukselit të datës 25 gusht 2015

“.

Hapja e kësaj ure financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian, me një kosto prej 1,2 milionë euro.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Bashkimit Evropian ka deklaruar se ky proces “do të jetë simbol i normalizimit të marrëdhënieve në mes komuniteteve në Kosovë”. /tvklan.al

Burimi: REL






Të ngjashme