Hapet zjarr në drejtim të një 48-vjeçari
Ngjarja për motive të dobëta. Policia arreston autorin
Një 48-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje në Delvinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në fshatin Kopaçëz. Sipas policisë, autor i kësaj plagosjeje është një 73-vjeçar me iniciale K.N. Ai mësohet se e qëlloi 48-vjeçarin me banim në Mirditë me kallashnikov, duke e lënë të plagosur në këmbë.
I lënduari i dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, por pa specifikuar shkaqet konkrete. Me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj plagosjeje, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor. Ndërsa tashmë 73-vjeçarit përballet me akuzat e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje./tvklan.al