Hapi çokollatën për ta ngrënë, iu shpif nga ajo çfarë gjeti në përbërje
Një burrë ka bërë një zbulim shqetësues kur hapi një çokollatë që bleu në supermarket me emër në Melbourne, Australi.
Ai kishte ngrënë 4 copa të mëdha nga çokollata me mente para se të shihte brenda një buburrec të ngordhur. Klienti i shqetësuar për cilësinë e asaj që kishte ngrënë, e postoi foton në profilin e Facebook të kompanisë së famshme të çokollatave, por nuk mori asnjë përgjigje. Me ironi ai tha se “me shumë shanse çokollata ishte prodhuar në Kinë dh vinte me buburrec ekstra”./tvklan.al