Hapja e Ambasadës në Izrael, Liga Arabe del kundër


Hapja e Ambasadës në Izrael, Liga Arabe del kundër

15:20 03/02/2021

“Thirrje Kosovës që të heqë dorë nga vendimi i saj”

Ka sjellë reagime të ndryshme vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara e përshëndetën këtë vendim si historik, Bashkimi Europian shprehu keqardhje, duke theksuar se ky vendim e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit. 

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe hapja e ambasadës në Jeruzalem nuk u mirëprit as nga Liga Arabe e cila ka dënuar “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga Kosova.

Kjo Ligë i bëri thirrje Kosovës që të heqë dorë nga vendimi i saj “kundërthënës që shkel ligjin ndërkombëtar” dhe kërkoi nga Prishtina zyrtare që t’i përmbahet rezolutave ndërkombëtare mbi Jerusalemin.

Rezerva për këtë vendim shprehu edhe Turqia.

Tv Klan






Të ngjashme