Hapja e kufijve, operatorët turistikë në udhëkryq
“Vendimi i padrejtë dhe diskriminues për Shqipërinë
I padrejtë dhe penalizues cilësohet nga operatorët turistikë vendimi paraprak i Bashkimit Europian, që e përjashton Shqipërinë nga hapja e kufijve në 1 Korrik. Sipas tyre, edhe kushtet e vendosura ndaj turistëve të huaj që vijnë në vendin tonë e dëmtojnë turizmin.
“Vendimi nuk më duket i drejtë. Shtetet mund të marrin masat e tyre në aeroporte apo kufi, por jo të bllokojnë lëvizjen e njerëzve. Është humbje edhe për ta”.
“Kjo e dëmton shumë turizmin. Jo vetëm shqiptarët nuk lejohet të dalin jashtë vendit, por edhe europianët që vijnë në Shqipëri duhet të karantinohen pas kthimit për 2 javë në vendin e tyre”.
Paqartësia e krijuar për shkak të pandemisë është reflektuar tek mungesa e rezervimeve.
“Jemi shumë keq, kanë rënë me 95% të rezervimeve krahasuar me vitin e kaluar”.
“Rezervime të reja nuk ka, njerëzit janë të frikësuar se mos ndodh edhe me vendet e tjera si me Malin e Zi që e hapi dhe e mbylli kufirin”.
Operatorët e përshëndesin vendimin e qeverisë greke për hapjen e kufirit tokësor me Shqipërinë, duke e cilësuar një lajm shpresëdhënës për turizmin.
Tv Klan