Hapja e negociatave, vendimi më 17 Maj 2018
Pas takimeve me liderët e BE nëpër vendet anëtare dhe në prag të Këshillit Evropian Presidenti, Tusk ka propozuar datën 17 Maj për Samitin e Sofjes, me shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ky samit merr rëndësi të veçantë pasi prej tre vitesh Shqipëria pret datën e hapjes zyrtare të negociatave me Bashkimin Evropian. Para këtij samiti, në muajin shkurt, Komisioneri Hahn do të publikojë strategjinë e re të zgjerimit.
Më 13 shtator kreu i KE deklaroi anëtarësimin e Malit të Zi dhe Serbisë, si pararojë në diskutimin e kapitujve. Për vendin tonë kushti kryesor mbetet konkretizimi i Vettingut.
Është Këshilli Evropian, i përbërë nga krerët e qeverive të shteteve anëtare, që në Sofje më 17 maj 2018 do të vendosë kur do të hapen negociatat me Shqipërinë dhe nëse arrihen kushtet e vëna ndaj këtij vendi ballkanik.
KLAN PLUS