Hapja e qyteteve në Europë
Planifikohet rikthimi gradual në normalitet
Qeveritë në shumë vende kryesisht në Evropë po hartojnë planet për të rihapur vendin edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë i qëndron idesë që hapja të bëhet graduale për të frenuar një tjetër përhapje të koronavirusit.
Në Itali, Kryemininistri Guissepe Conte ka deklaruar se do ishte një papërgjeshmëri që vendi të hapej totalisht. Conte ka lënë datën 4 Maj si datë fillestare për të kaluar në atë quhet faza e dytë.
Aktualisht në Itali kurba e infeksioneve dhe vdekjeve ka rënë ndjeshëm krahasuar me një muaj më parë. Në vend deri më tani numërohen 24 mijë vdekje dhe 181 mijë të infektuar.
Në Gjermani janë hapur dyqanet e vogla. Shkollat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, por maturantët dhe studentët në Universiete do të lejohen të japin provimet. Në vend numërohen 4800 të vdekur dhe 147 mijë të infektuar.
Danimarka, përveç kthimit të nxënësve në shkollat fillore, ka lejuar hapjen e parukerive, klinikave dentare dhe dyqanet e tatuazheve.
Ndërkaq në 24 orët e fundit në Spanjë u shënua një tjetër ulje rekord e numrit të viktimave ditore. 399 pacientë humbën jetën duke e çuar totalin në afro 21 mijë.
Në total numërohen mbi 200 mijë të prekur. Shifrat tregojnë reduktim të vazhdueshëm të përhapjes. Po ashtu edhe në këtë vend Kryeministri Pedro Sanchez ka deklaruar se është ende herët që të rihapet vendi pasi ende kurba e vdekjeve dhe infektimeve ndryshon çdo ditë.
Franca i bashkohet Italisë dhe Spanjës për nga numri i viktimave. Sot numri i të prekurve nga koronavirusi i ri në Francë është shtuar me 2,489 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 155 mijë të prekur. Autoritetet raportojnë se numri i viktimave tashmë i ka kaluar 20 mijë pasi në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 547 viktima të tjerë.
Mbi 2 milionë e 490 mijë është numri i të prekurve nga koronavirusi tanimë në të gjithë botën, nga ku 170 mijë kanë humbur jetën.
Klan Plus