Haradinaj: Do kemi shumë punë për të bërë, programin e qeverisë do ta sjell seancën e ardhshme
Ramush Haradinaj në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se qeveria që do ta drejtojë ai do të kërkojë shumë punë, besim e përkushtim.
Ai ka thënë që në fillim se ekzekutivi që do të drejtohet prej tij trashëgon shumë probleme.
“
Me korrupsionin endemik, me planin e rëndë ekonomik, social, situatë të ndjeshme në besimin e institucioneve deri në zbehjen e shpresës për perspektivën e vendit.
Shëndetësia e arsimi s’janë mirë, bujku ndihet i lënë vetëm, të rinjtë arrijnë vështirë të vendi i punës, sidomos për femra”
, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm e kanë vështirë të bëjnë biznes.
Haradinaj po ashtu ka thënë se programin e qeverisë do ta sjellin në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
“
Për të mundur që të kemi një program qeverisës të suksesshëm duhet të studiojmë gjendjen nëpër sektorë veç e veç.
Na pret shumë punë edhe në rend dhe ligj. Kosova në planin e sigurisë do të ndjehet e sigurt vetëm duke qenë pjesë e NATO-s. Anëtarësimi në NATO, OKB dhe BE është detyrë e jona. Ne do të punojmë rekord në zbatimin e MSA dhe të ta fitojmë emrin kandidat për anëtarësim në BE.
Do të dialogoj me të gjithë, edhe me Serbinë edhe pse jemi një histori tragjike. Të arriturat e dialogut duhet të burojnë nga populli në mënyrë që të zbatohet”,
ka shtuar Haradinaj./Klan Kosova