Haradinaj fton në takime krerët e LDK-së e Vetëvendosjes
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka njoftuar se i ka dërguar nga një letër kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri, atij të LDK-së Isa Mustafa dhe udhëheqësve të Listës Serbe që deri sot një javë të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj pas takimit të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se për nesër ka propozuar takime me Visar Ymerin dhe Isa Mustafën.
Para kësaj mbledhjeje, Haradinaj ka pritur në selinë e partisë së tij në Prishtinë, ambasadorin amerikan, Greg Delawie./Klan Kosova