Haradinaj për telefonatën e “Zaev”: Askush nuk do na ndajë
Shqetësimet e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në
bisedën telefonike me dy komedianët rus për planet për ndarje të Kosovës kanëzgjuar reagime edhe në Kosovë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë seaskush nuk mund të cenojë integritetin territorial të Kosovës.“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar shkurt Haradinaj në Facebook.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largmin e presidentit Hashim Thaçi.
Deputeti Rexhep Selimi thotë se kjo bisedë dëshmon më së
miri për planet dhe marrëveshjet eventuale me Serbinë që po vazhdojnë të jenëtë fshehta dhe kundër interesit të shqiptarëve të Luginës.Kryeministri Zaev shprehet si i informuar mirë me planet
që kanë të bëjnë me ndarjen e Kosovës dhe lidhët me deklaratat e Thaçit nëlidhje me këtë . Duke mashtruar popullin e vet, Thaçi duke bërë marrëveshje tëfshehta ai po vazhdon të shtyj agjendën e ndikimit të Moskës në rajon e Kosovë.Sipas Selimit zgjedhjet janë mënyra e vetme që të largohet një gjendje e tillë nga vendi.
Tv Klan