Haradinaj: Populli i Kosovës foli qartë, do formojmë qeverinë!
Kandidati për Kryeminsitër i Koalicionit PAN mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës, Ramush Haradinaj tha në një konferencë për shtyp se populli i Kosovës kishte folur qartë duke i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë së re koalicionit të tij.
“Kosova e ka dhënë vendimin, e uroj sovranin për vendimin e marrë. Një vendim që flet qartë. Besimi i është koalicioni PDK, AAK, Nisma. Fitorja është bindëse, më bindëse se e thotë Exit-polli. Me këtë vendim sovrani na obligon të formojmë qeverinë, do të veprojmë në kohën e duhur, Duke i uruar subjektet politike për besimin e marrë i ftojmë në partneritet për të mirën e vendit”
, tha Haradinaj në një konferencë për shtyp. Haradinaj tha se këto ishin zgjedhjet më të mira që janë zhvilluar ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Sipas Exit-pollit të Klan Kosovës, Koalicioni PAN, mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Partisë Demokratike dhe Nisma-s ka fituar 40 për qind të votave, Lëvizja Vetëdendosje e vetme ka fituar 30 për qind të votave, ndërsa Koalicioni i LDK-së LAA ka fituar 27 për qind të votave./tvklan.al