Haradinaj premton liberalizimin e shpejtë të vizave


Haradinaj premton liberalizimin e shpejtë të vizave

17:10 01/10/2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njëherësh edhe kryetar i AAK-së ka qëndruar në Prizren për të mbajtur tubimin elektoral të partisë që drejton.

Haradinaj ka folur për kandidatin e AAK-së për kryetar të kësaj komune, Lulzim Kabashi.

“Lulzimi pak sikur të ketë hapësirë, punon shumë, kështu që me 22 tetor e keni mundësinë që t’ia jepni hapësirën që ta rregullojë Prizrenin

”, ka thënë ai.

Ai ma tej nga Kalaja e Prizrenit ku është mbajtur tubimi ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën në kohë rekorde.

Integrimet euroatlantike janë jetike për Kosovën.

Pesha e miqësisë me SHBA është e padiskutueshme

” ka shtuar ai.

Më tej Haradinaj ka thënë se ata nuk do të kenë asnjë tolerancë mbi përdorimin e drogës nëpër shkolla./Klan Kosova






Të ngjashme