Haradinaj “vulos” vijimin e Gjykatës Speciale


Haradinaj “vulos” vijimin e Gjykatës Speciale

02:17 09/02/2018

Për kryeministrin Ramush Haradinaj Kosova i bën më së miri punët e shtëpisë. Një prej tyre është ekzistenca e gjykatës speciale, e shumëpërfolur për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, që është tashmë pjesë e Kushtetutës.

 “Në fillim ka pas një debat, vendi ka qenë i ndarë, ka kritikë për këtë gjykatë, se është një-etnike do të jetë një barrë për Kosovën. Kosova është në fokus të mediave armike. Por kjo është një punë e kryer, pasi ka marrë 2/3 e votave dhe është nen në kushtetutë. Iniciativa e deputetëve nuk ka mbërrit në epilog”.

Haradinaj u shpreh i nderuar për mbështetjen e fortë që dha Këshilltari për Sigurinë i presidentit Trump, Herbert Raymond McMaster, gjatë një fjalimi për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës,i mbajtur në Uashington.

“Fjala ishte vërtet përmbajtjesore dhe ishte një porosi e mirë. Mendoj që për popullin e Kosovës kjo ishte një garanci se Kosova nuk është lënë dhe nuk do të lihet ndonjëherë vetëm, por kuptohet punët e shtëpisë duhet t’i bëjmë ne, të zgjedhurit e popullit”.

I pyetur nga Zëri i Amerikës për marrëveshjen me Serbinë, kryeministri kosovar tha se kjo marrëveshje do të thotë se Kosova do të falë por nuk do të harrojë atë çka ka bërë Serbia.

Tv Klan






Të ngjashme