Hardhuca parashikuese vendos për barazim


Hardhuca parashikuese vendos për barazim

11:50 14/06/2016

Skuadrat janë të përqëndruara në fushën e lojës, por kafshët parashikuese bëjnë punën e tyre.

Një hardhucë gjigande, që ndodhet në një park zoologjik në Paris dhe është orakulli i revistës “France Football”, vendosi rezultatin e takimit Francë – Shqipëri.

Arang, kështu quhet zvarraniku më shumë se 2 metra i gjatë, ngurroi për disa moment, por në fund zgjodhi barazimin për këtë takim të Europianit.

Më parë Arang kishte zgjedhur si fituese Francën në takimin me Rumaninë.

Nuk mund të themi nëse hardhuca do të qëllojë në shenjë edhe kësaj here, por deri në fund të saj mund të shpresojmë për një rezultat pozitiv, që do të jepte shpresë për pjesëmarrje në turin tjetër.

Shqipëria e nisi me humbje me Zvicrën fazën finale, ndërsa kundërshtari i fundit do të jetë Rumania.

Tv Klan






Të ngjashme