Harrohet bazilika në qendër të Elbasanit
Gushti shënoi një dekadë nga koha kur nisën gërmimet për zbulimin e bazilikës së Elbasanit. Në afërsi të Rrapit të Bezistanit dolën në pah muret e bazilikës.
Pastaj me radhë kollonat dekorative, kapitelet, elementët arkeologjikë, kisha, varret dhe më në fund edhe mozaikët.
Zbulimi ngjalli interes të madh sepse mozaiku ishte një nga më të bukurit në Ballkan.
Por kaluan 10 vjet dhe gropa e hapur në mes të Elbasanit është e trishtë.
Për këtë panoramë Bashkia Elbasan akuzon dy institucione, Institutin e Arkeologjisë dhe Institutin e Monumenteve. Sipas zyrtareve vendorë zbulimi po mbahet peng për të siguruar fonde për të përfituar. Kryebashkiaku i Elbasanit ka kërcënuar se nëse bazilika nuk zbulohet, do ta mbulojë sërish ashtu siç ishte./ Tv Klan