Harron ku kishte parkuar makinën, e gjen atë 20 vjet më vonë
Në vitin 1997, në qytetin gjerman të Frankfurtit, një burrë raporton në polici se i kishin vjedhur makinën.
Njëzet vjet më vonë, autoritetet kanë rënë në gjurmët e makinës së humbur. Ata zbuluan se makinën nuk ia kishte vjedhur njeri, por i zoti i saj thjesht kishte harruar ku e kishte parkuar.
Sipas “
The Independent”
mjeti u gjet në një garazh në një ndërtesë të vjetër industriale që pritet të shkatërrohet.
Makina ishte drejt shkatërrimit kështu që u raportua në polici, e cila më pas hetoi se kush ishte pronari.
Sipas gazetës rajonale gjermane “
Augsberger Allgemein”
, burri, tani 76-vjeç, ishte drejtuar për në polici me vajzën e tij për të rimarrë makinën.
Për fat të keq makina nuk ishte më funksionale./tvklan.al