Harron qiriun ndezur, në gjendje të rëndë burri
Një i moshuar nga Shijanku është në gjendje të rëndë për jetën, pasi një qiri i harruar ndezur ka bërë që flakët të përhapen në shtëpi, duke i shkaktuar djegie të rënda.
Sipas policisë, shtëpia mori flakë rreth orës 04:00 të mëngjesit të së hënës. 70-vjeçari me iniciale H.Sh. ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al