Hasan Ahmetaj intervistë – (5 Mars 1999)


Hasan Ahmetaj intervistë – (5 Mars 1999)

10:19 05/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 19999

Intervistë me Drejtorin e Policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj.

Hasan Ahmetaj:- “Siç është bërë e njohur tashmë në gjithë opinionin e vendit tonë, ngjarja që ka ndodhur djë në Berat është një ngjarje e paprecedentë, është një nga ngjarjet më të rënda në historikun e Policisë së Beratit, por edhe me gjerë, ku brenda një dite vdiqën 10 vetë dhe u plagosën tre të tjerë. Ngjarja ka filluar aty rreth orës 11 pa një çerek të paradites. Si rezultat i dëshmisë së një qytetari të rastësishëm që kalonte në një vend që këta e quajnë, vendasit lisi i … ku kishte parë dy kufoma. Ai i tmerruar që kishte parë këtë skenë makabre dhe gjithë gjak, erdhi në zyrën time shumë i shqetësuar, kërkoi takim personalisht me mua dhe në oren 11 pa 10 minuta Policia e Beratit ka dalë në ushtrim, është mobilizuar totalisht, kemi vënë në dijeni Ministrinë, Forcat e FNSH dhe Forcat e Ushtrisë që janë dislokuar në këtë sektor. Unë shkova vetë që në fillim në vendngjarje bashkë me Prokurorin e Rrethit, Petrit Çano, gjetëm dy kufomat e para dhe këtu fillon dinamika e veprimeve tona e cila vazhdon kalvarin e gjatë të kufomave që gjenim rrugës. Si rezultat i dorës kriminale të bandës dhe me nderrimet e shpeshta të furgonave dhe fuoristradave, shoferët e të cilave në fund përfundojnë në viktima. Dhenë fund rreth ores 15 u realizua rrethimi i plotë në fshatin Pobrat, një fshatë relativisht i largët nga qyteti i Beratit ku vlen të theksohet që nuk funksiononin fare sistemi i ndërlidhjes i joni dhe kemi patur vështirësi të mëdha, për të komanduar forcat, për të organizuar rrethimin dhe për të futur ne eficencë të gjithë potencialin e policisë. Aty rreth ores 15 na erdhën në ndihmë dhe Forcat Speciale nga Tirana të cilet unë desha t’i falenderoj veçanërisht, po ashtu një përkushtueshmeri shumë e madhe e Policisë së Fierit e drejtuar drejtpërsëdrejti nga Shefi i Policisë, Milto Kordha zëvendësdrejtori i kesaj drejtorie. Pastaj mberriti në vend vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, zoti Veli Myftari, zoti Ilir Lushaku dhe shumë personalitete të tjera të Policisë, të cilët në unison, në mendim të gjithë kuadrot dhe efektivat bënë të mundur asgjesimin përfundimtar të bandës kriminale, e cila nuk u mjaftua me 7 viktima të vrara rrugës por zullumi vajti deri atje sa morën peng nje nuse të re me femijën e saj në moshen 7 muajshe dhe ishin ata që donin t’i vinin Policisë Shqiptare dhe Policisë së Beratit donin t’i vinin kondita, duke kërkuar një helikopter ose më vonë një makinë të blinduar, ose më vonë personazhe të Policise Vendore ose asaj Kombëtare dhe raste te tilla si keto. Por profesionalizmi i Forcave të Policisë kuptohet që ishte shumë i lartë dhe konkluzioni ishte pozitiv”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme