Hasan Ahmetaj, intervistë për krimet në Berat (6 Shkurt 1999)


Hasan Ahmetaj, intervistë për krimet në Berat (6 Shkurt 1999)

11:50 06/02/1999

Krimi ka lëshuar rrënjë të thella në Berat. Vrasje, grabitje, burim prostitucioni, të gjitha këto vepra penale që Policia e Beratit ndeshet çdo ditë. Drejtori i Policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj e pranon gjendjen e rënduar në qytetin e gurtë duke dhënë dhe fakte konkrete.

Në qytetin e Beratit situata kriminale është relativisht e rënduar. Ngjarjet, jeta në këtë qytet ka rrjedhur nën presionin e vazhdueshëm të kriminalitetit i cili ka qënë mjaft i ashpër dhe në shumë raste ka arritur në limitet e makabritetit. Qyteti i Beratit ka më shumë viktima në moshën e re. Të vjen keq kur kalon rrugëve dhe shikon vetëm statuja varresh me mosha nga më të rejat. Aktualisht në qytet ka rënë një gjendje qetësie, e cila është një qetësi e rreme. Njerëzit janë të terrorizuar dhe që në orët e para të mbrëmjes struken nëpër shtëpitë e tyre. Krimi më i përhapur tani për tani është kultivimi, trafikimi dhe eksportimi i elementeve dhe bimëve narkotive. Po ashtu kemi dhe elemente të tjerë siç janë trafiku i vajzave të reja, i cili në shumë raste arrin në limite të pakonceptueshëm siç është trajtimi i tyre si prostituta në Itali nga vetë lidhjet e gjakut te tyre, nga xhaxhallarët dhe nga njerëzit më të afërt të rrethit të këtyre vajzave fatkeqe. Megjithatë policia është duke punuar me kalem në dorë duke ndërtuar planet e veta goditëse. Mendojmë se deri tani kemi dhënë një fare shprese për popullin e Beratit me disa goditje të spikatura në disa elemente kriminale tepër të popullarizuar për këtë zonë. Tre janë objektivat e Policisë në luftën kundër krimit. E para do të jetë zbulimi i krimeve të mbetura të cilat e kanë shndërruar qytetin e Beratit sidomos por dhe të Kuçovës në një kasaphanë të vërtetë dhe askush nuk është marrë me këta dhjetëra e dhjetëra të vdekur. Mjafton t’ju përmend këtu që janë vrarë njerëz të cilëve nuk u është ditur emri si për shembull pse kalon në rrugë kjo grua shtatëzënë dhe nuk kam provuar të vras ndonjëherë një grua shtatëzënë dhe është vrarë. Ose si mund të jetë vrasja e një prifti dhe është vrarë prifti. Kuptohet këto janë krime nga më makrabre që mund të dëgjojë veshi i njeriut. Kështu që edhe në një nga pikat e goditjes sonë do jenë krimet e mbetura siç i quajmë ne të gjendura të stazhionuara më saktë, pastaj do të vazhdojmë me problemin e prostitucionit që është shumë i njohur për qytetin e Beratit dhe në fund do vazhdojmë me problemin e trafikantëve të drogës që unë them edhe pse është shumë i zhvilluar nga pozita gjeografike që gëzon kjo zonë ne dot’i vemë fre nëpërmjet organizimit të shërbimeve tona të hapura dhe të mbyllura./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme