Hasan Lika i pakënaqur me shortin: “Nuk preferonim të ndesheshim me Lushnjen” – (30 Janar 2001)


Hasan Lika i pakënaqur me shortin: “Nuk preferonim të ndesheshim me Lushnjen” – (30 Janar 2001)

15:49 30/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shorti i hedhur dje për turin e tretë të Kupës së Republikës në futboll, nxori një çift shumë interesant. Lushnja dhe Teuta do të takohen në çerekfinale në dy të shtunat e ardhshme duke pasur në mendjen e tyre finalen e vjetme të kësaj kupe të zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa”, ku skuadra bregdetare arriti të mposht skuadrën myzeqare. Trajneri i skuadrës së Teutës Hasan Lika, flet për TV Klan.

Hasan Lika, Trajneri i Teutës:- “Shorti sigurisht na vuri përpara ekipin e Lushnjes, një ekip që realisht nuk preferonim që të luanim, por këto janë kapriçot e shortit. Kemi një ndeshje të vështirë përpara, aq më tepër që Lushnja është shumë e përqendruar dhe në kupë. Mendoj se edhe ndeshjet e tjera janë të forta siç është çifti Ballshi me Vllazninë”./tvklan.al






Të ngjashme